Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    Skënderaj: A duhet dikush duhet të japë llogari për këtë mashtrim!

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Një banor që ka blerë banesë nga “Rukolli“ në objektin banesor të ndërtuar në vendin ku ka qenë ish-stacioni policor në Skënderaj, deklaron se mund ta kenë bërë një manipulim të mundshëm me të, transmeton portali Rajoni.org.

    Personi në fjalë tha se atij nuk i është prezantuar kontrata e marrë për 40-vite, kur ka blerë banesën, por të njëjtit i është thënë se atë po e blen për 99 vite. Pra në njëfarë forme i bie që ishte mashtruar.

    [the_ad id="78756"]

    Duke komentuar në rrjetin social Facebook lidhur me ngjarjen e ngritur ditë me parë rreth këtyre banesave në kuvend, mediet e pozita, banorin në fjalë e ka pyetur publikisht “Rukollin” si shitës, Fadil Nurën e Sami Lushtakun si bartës të institucioneve të atëhershme dhe të tashme e posaçërisht grupin ” Ideal”.

    Pyetja ishte se ku e gjetën atë kontratë dhe kujt i është prezantuar nga blerësit e banesave në kohën e blerjes…

    Pra, është fjala për vitin 2010 kur banesat janë shitur e që komuna në fakt atë kohë pllacin me koncesion po del që “Rukollit” ia ka dhënë për 40 vite e jo për 99 siç i kishte deklaruar kompania (gjithnjë sipas fjalëve të personit të lartcekur).

    “Nga biseda ime e drejtpërdrejtë me zotërinë Rukolli në zyrën e tij me rastin e blerjes së banesës me plot kuptimin e fjalës deklaroj se nuk më është prezantuar një kontratë që thuhet se banesa iu shitet për 40 vite pronësim. Gjithashtu krahas saj, më është thënë se banesën e ke me çmim të caktuar edhe për 99 vite.”, -ka shkruar personi në fjalë, i cili thotë se është dëshmitar i njohur për shitësin dhe blerësin.

    Nëse është e vërtetë kjo dhe ajo që komuna gjatë seancës së kaluar ka prezantuar për 40 vite kontratën e lidhur me “Rukollin”, a po i bie që ky ka qenë një mashtrim i kompanisë në fjalë dhe me këtë a duhet të merren organet e drejtësisë?!

    Zakonisht shpresat janë krejt te drejtësia, edhe pse nga këto të fundit pak “ka hajër” se për të njëjtin rast nga opozita e atëhershme kanë qenë të informuara qysh para më shumë se 15 viteve, mirëpo prapë kurrfarë “bereqeti” s’ka pasur, e pak ka gjasa që të ketë edhe tani.

    Abdulla Gashi nga “Ideali” i pyetur rreth hapave të mëtutjeshëm rreth kësaj çështjeje ka theksuar se lënda për anulim është dërguar në MAPL pasi aty ka shkelje.

    “Pavarësisht kësaj ne për këtë vepër mashtrimi të pastër jemi duke përgatitur padi edhe ndaj kompanisë në fjalë, po edhe ndaj komunës. Kjo, sepse atëherë nuk do të kishte mundësi të veprohej pa ndihmën e komunës dhe komuna në vend që ta dërgojë lëndën në gjykatë ajo me zgjatjen e afatit po mundohet që ta mbulojë këtë vepër duke qenë bashkëpjesëmarrëse në të”, ka thënë Gashi për rajonin.

    Hysni Mehani i kontktauar nga rajoni ka thënë se për rastin në fjalë, si opozitë e kemi lëshuar sallën e kuvendit, sepse kemi konsideruar që edhe tentimi i vazhdimit të afatit të asaj kontrate, në thelb është tentim për një mashtrim të ri.

    “Si Lëvizje, kemi bërë kërkesë në MAPL për shfuqizimin e atij vendimi, dhe do të ndjekim edhe proceduara të tjera. Në lidhje me atë se a është mashtrim: nëse një qytetar thotë se e kur e ka blerë i është thënë për 99 vite, ndërsa tash ka kuptuar që është për 40 vite, nuk ka dilemë që është mashtrim! Ne inkurajojmë të gjithë qytetarët që pa humbur kohë të drejtohen tek organet kompetente për këto mashtrime.” – ka thënë Mehani.

    Isa Fejzullahu, Kryetar i Degës së LDK-së në Skënderaj, i cili së bashku me Qazim Xanin, Ajnishahe Halimin etj., në atë kohë kishin ngritur problemin lidhur me këtë çështje me padi ndaj komunës.

    Më tutje Fejzullahu ka theksuar: “Ne kemi dyshuar që këtu ka pasur vepër penale dhe kemi ngritur padi dhe këtu ka përfunduar gjithçka. Mjerisht ky nuk është dyshimi i vetëm, sepse këtu ka edhe vepra të tjera, kur nuk u dokumentua se çka ka përfituar komuna në atë kontratë.”

    Pos kësaj, sipas Fejzullahut rast të njëjtë të këtij lloji kemi edhe te qendra zejtare.

    “Aty ka dyshime qysh prej mënyrës se qysh është dhënë tenderi e deri te shitja e lokaleve për 99 vite e në fakt koncesioni aty në rastin më të mirë mund të jetë 30 vite”, -ka shtuar ai, sipas të cilit atë kohë është folur që disa pronarë aty janë detyruar që të paguajnë nga dy herë, pasi u është ngritur çmimi gjatë blerjes.

    “Për katër vite me radhë sa kam qenë asamblist në kohën e qeverisjes Jashari kam kërkuar përmes pyetjeve sqarim edhe për objektin në fjalë edhe për qendrën zejtare, mirëpo përgjigjet s’i kam marrë kurrë.” –  ka përfunduar Fejzullahu.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

    Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.