Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Suedezja 22-vjeçare ngacmohet seksualisht nga një burrë, i hyri i zhveshur dhe e preku nëpër trup

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Rastet e ngacmimeve seksuale në hapësira të ndryshme publike në Kosovë nuk janë të rralla. Në shumicën prej këtyre rasteve viktima janë vajzat e moshave të reja, të cilat keqpërdoren seksualisht nga burrat që shpesh del të jenë edhe të moshuar, raporton Gazeta Sinjali. Për një rast të tillë që ka ndodhur në njërin nga restorantet e njohura në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, kanë nisur së fundmi hetimet. 

    Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se ngjarja ka ndodhur në tualetet e lokalit ‘Gizzi Grill’ dhe viktimë kësaj here është një 22-vjeçar, shtetase e huaj. 

    [the_ad id="78756"]

    Kush dhe si e ngacmoi seksualisht?

    Rasti që ndodhi në orët e para të mëngjesit alarmoi stafin e restorantit dhe Policinë që u njoftua se një vajzë po ngacmohej seksualisht nga një burrë. E reja, e cila siç mëson Sinjali është suedeze, dyshohet se u ngacmua në tualetin e lokalit nga një person, i cili ia zuri pritën posa ajo shkoi aty dhe i doli përpara i zhveshur. 

    Përveç që e tmerroi me veprimet e tij, i dyshuari, që sipas dëshmisë së viktimës të dhënë para hetuesve ishte një burrë i shkurtër me trup dhe me mjekër, ai ia largoi stolitë që i kishte në qafë dhe nisi ta prek nëpër pjesët e trupit. Situata që e përjetoi shtetasja e huaj eskaloi edhe më shumë, kur në tualet hyri edhe një person tjetër, që ia shtoi dyshimet asaj se edhe ai mund të vepronte njëjtë. 

    Burimet thonë se atë e shpëtoi shoqja e saj, me të cilën ishte në këtë restorant, e cila e shqetësuar shkoi në tualet për ta parë gjendjen e 22-vjeçares. Aty dyshohet se intervenoi edhe menaxheri i restorantit.

    Sipas informatave të para, i dyshuari ende nuk është identifikuar nga Policia, ndërkohë që janë intervistuar viktima dhe mikja e saj, si dhe menaxheri i këtij lokali. 

    Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të nisin hetimet në drejtim të veprës penale “ngacmim seksual” dhe të sigurohet prezenca e të dyshuarit, posa të bëhet i ditur identiteti i tij.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.