Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Sport

    Superkupa e Kosovës zhvillohet në Antalia, Drita-Prishtina ekskluzivisht në ArtMotion

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Kampionia aktuale e Superligës Drita dhe fituesja e Kupës së Kosovës Prishtina të shtunën do ta zhvillojnë ndeshjen finale të Superkupës dhe ky ballafaqim hynë në histori të futbollit kosovar si i pari që zhvillohet jashtë vendit.

    Të shtunën e 23 janarit, duke filluar nga ora 11:50, Drita dhe Prishtina do të ndeshen në stadiumin “Mardan” të qytetit bregdetar turk, Antalia dhe kjo ngjarje historike e futbollit kosovar do të transmetohet direkt dhe ekskluzivisht në Art Sport 1 dhe Klan Kosova.

    [the_ad id="78756"]

    Të vetmin trofe të Superkupës Drita e ka fituar në vitin 2018 duke e mposhtur pikërisht Prishtinën ndërsa kaltër e bardhët mbajnë rekordin e kësaj gare më gjithsejtë 9 trofe të fituar.

    Sa i përket dueleve të drejtpërdrejta ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, në të gjitha garat, nga sezoni 2012/13 këto dy skuadra janë takuar 27 herë dhe ajo që bie në sy janë barazimet e shumta, 13 sosh. Përballje tjera kanë përfunduar me 8 fitore të Prishtinës dhe 6 ndeshje të fituara të Dritës.

    Drita e cila është mbrojtëse e titullit të kampiones, aktualisht edhe lider dhe kampione vjeshtore e Superligës me 41 pikë të tubuara. Në 18 xhirot vjeshtore gjilanasit kanë arritur 12 fitore, 5 barazime dhe kanë pësuar një disfatë ndërsa Prishtina me 32 pikë të tubuara renditet e treta ndërsa ka suskes prej 9 fitoreve, 5 barazimeve dhe 4 humbjeve.

    Në dy ndeshjet e vjeshtës, Drita dhe Prishtina janë ndarë në paqe. Barazimi i parë në Stadiumin e Qytetit në Gjilan ishte pa gola (0:0) kurse ai i dyti në kryeqytet solli nga një gol për secilën skuadër. Golat në stadiumin Fadil Vokrri i patën shënuar Besnik Krasniqi për Prishtinën dhe Fidan Gërbeshi për Dritën kurse dueli përfundoi me rezultat 1:1.

    Të dyja skuadrat, pasi kanë kryer testet për COVID 19 dhe rezultuan negative, tashmë kanë udhëtuar dhe janë vendosur në Antalia ku po kryen përgatitjet e fundit para ndeshjes finale të Superkupës e cila do të zhvillohet të shtunën e 23 janarit në stadiumin e kompleksit sportiv Mardan.

    Sipas parashikimeve të meteorologëve, moti në Antalia do të jetë me diel dhe temperaturë deri në 16˚C. Me fjalë tjera, kushtet do të jenë perfekt për lojë ndërsa duhet theksuar se edhe realizimi i transmetimit do të jetë më special.

    Lidhur me përgatitjet dhe lajmet më të reja dhe ekskluzive në prag të ndeshjes, raportet dhe intervistat ekskluzive me trajnerë, lojtarë dhe zyrtarë të FFK-së nga vendi i ngjarjes, ato do të keni mundësi ti ndiqni në kuadër të Sportit në Klan Kosova, emisionet Minuta e Fundit dhe Sporti Special, portalin klankosova.tv dhe rrjetet sociale të Artmotion.

    Transmetimi direkt fillon nga ora 11:50 me kohën e Kosovës dhe bëhet ekskluzivisht në Artmotion (Art Sport 1) dhe Klan Kosova.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    E konfirmuar: Drenica bëhet me trajner të ri

    Afrim Jashari nuk e pranon ofertën e Drenicës

    Pas disfatës ndaj SC Gjilanit, KF Drenica ndan rrugët me trajnerin Shotani

    Andi Veliqi ka kaluar ne klubin e futbollit Prishtina

    Largohet nga KF Drenica njëri nga drejtuesit kryesor

    Shifër rekorde: Për kaq para e shet Ballkani yllin Ermal Krasniqi

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.