[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Superliga e Kosovës në basketboll vjen me dy duele interesante.
Superliga e Kosovës në basketboll sjell dy duele ne kuadër të xhiros së 25-të.
[the_ad id="78756"]
Dueli i parë mjaft interesant pritet të zhvillohet ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Rahovecit, shkruan lajmi.net.
Ponte Prizreni qëndron ne vendin e parë me 41 pikë, ndërsa Rahoveci mban pozitën e tretë me 39 pikë.
Në rast se fiton, Ponte Prizreni do mbajë pozitën e liderit të Superligës, e njëjta gjë vlen edhe për Rahovecin.
Dueli tjetër do zhvillohet ndërmjet Trepçës dhe Vëllaznimit, mitrovicasit qëndrojnë në pozitën e gjashtë me 34 pikë, ndërsa Vëllaznimi po lufton për mbijetesë, ata kanë 31 pikë dhe gjenden në vendin e tetë në tabelë.
Orari i ndeshjeve:
Ponte Prizreni – Rahoveci, ora 17:00