Elita e futbollit tonë, rikthehet sot me tri me ndeshjet e javës së 19-të, xhiro kjo që parashikohet të sjellë sfida tejet interesante, shkruan RTKLive.com.
Sot pasdite luhen tri ndeshje, ku përballen Ballkani-Dukagjini, Drenica-Gjilani dhe Drita-Feronikeli.
Dueli Ballkani-Dukagjini, që llogaritët ndeshja kryesore e ditës së sotme do të gjykohet nga Besfort Kasumi, me asistentët Besnik Morina dhe Elvis Bicaj, derisa drejtësinë në sfidën Drenica-Gjilani do ta ndajë arbitri Mentor Ajeti.
Dy ndeshjet tjera të kësaj xhiro, luhen nesër ku takohen Malisheva-Prishtina dhe Llapi-Ulpiana.
Visar Kastrati do të jetë arbitër kryesor në Malishevë, kurse, Genc Nuzës i është besuar takimi Llapi-Ulpiana.
Superliga/Java e 19-të
Sot takohen:
Ballkani-Dukagjini
Drenica-Gjilani
Drita-Feronikeli
Nesër takohen:
Nalisheva-Prishtina
Llapi-Ulipana
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.