Është dita e derbit! Gjilani dhe Drita zhvillojnë sot derbin e dytë të këtij edicioni, ku pikët kanë vlerë të jashtëzakonshme për dy skuadrat.
Kalkulime nuk pritet të ketë sepse barazimi eventual sot i mundëson Ballkanit të shkëputet edhe më shumë në krye të klasifikimit, andaj bardhekuqët dhe bardhekaltërit do të luajnë vetëm për fitore.
Drita futet më e relaksuar në derbi pasi që është në vendin e dytë me 27 pikë, tri më tepër se Gjilani që është në pozitën e katërt me 23 pikë, e që ka një ndeshje më tepër të zhvilluar. Kryendeshja e xhiros së 15 drejtohet nga Dardan Çaka dhe fillon prej orës 13:30, transmeton Olle.
Gjysmë ore më herët fillon dueli tjetër i ditës ndërmjet Feronikelit dhe Trepçës ’89. Takimi në Drenas drejtohet nga Vigan Ibërdemaj.
SUPERLIGA – SOT
13:00 Feronikeli – Trepça ‘89
Gjyqtarë: Vigan Ibërdemaj, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Ilir Mehmeti.
13:30 Gjilani – Drita
Gjyqtarë: Dardan Çaka, Elvis Bicaj, Imran Kabashi, Valbon Hoxha.