[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Sot do të luhen tri ndeshjet e mbetura të xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës.
Gjashtë skuadra zbresin sot në fushë në kuadër të Superligës së Kosovës, me vëmendjen kryesore që shkon për ndeshjen Prishtina – Ballkani, shkruan lajmi.net.
[the_ad id="78756"]
‘Bardhekaltërit’ presin skuadrën e Ballkanit, për ndeshjen që luhet me fillim nga ora 13:30.
Paraprakisht luhen ndeshjet mes Dukagjinit e Drenicës dhe ajo mes Feronikelit e Gjilanit (të dyja nga ora 13:00).
Gjilani pritet që pa telashe të marrë fitore kundër Feronikelit, dhe lehtë mund të jenë liderët e ri të kampionatit.
Gjilani dhe Ballkani futen me nga 38 pikë në këtë xhiro dhe të dyja synojnë tejkalimin e Dritës që ka 38 pikë dhe këtë javë gaboi ndaj Llapit.