Superliga e Kosovës në futboll, vjen sot me dy ndeshjet e javës së 25-të.
Prishtina përballet me Ulpianën, në një ndeshje ku kryeqytetasit llogaritën favorite, ta paktën në letër, edhe pse bardhekaltrit nuk do ta kenë lehtë, sepse kundërshtari i tyre jo rrallëherë di të shfaqet ‘arrë’ e fortë.
Ndërkohë, lideri i tabelës, Ballkani kundër Feronikelit synon tu kthehet fitoreve.
Skuadra nga Suhareka është favorite në duel me ‘Niklin’ që tashmë është dorëzuar në garën për t’i shpëtuar më të keqes.
Kjo xhiro do të vazhdojë të dielën pasdite, me tri sfida të rëndësishme, ku spikat derbi Gjilani-Llapi.
Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiro transmetohen live në Radio Kosova.
Superliga/Java e 25-të
Sot takohen:
13:00 Prishtina – Ulpiana
13:00 Ballkani – Feronikeli
Të dielën takohen:
13:00 Dukagjini – Drita
13:00 Drenica – Malisheva
13:30 Gjilani – Llapi
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.