Flakët prej rrjedhjes së gazit nga një tubacion nënujor nafte në Meksikë ka prodhuar një pamje të rrallë në mes të Oqeanit Paqësor. Mediet sociale e kanë quajtur një “sy zjarri” për shkak të formës së tij rrethore.
Oqeani Paqësor i ngjasoi të premten për më shumë se pesë orë një peizazhi apokaliptik.
Pamja e një llave zjarri të rrjedhur nga një tubacion nënujor nafte në Gjirin e Meksikës sfidoi zjarrfikësit por edhe habiti mediet sociale.
Flakët në mes të oqeanit në perëndim të Gadishullit Jukatan u përhapën të premten teksa kompania “Pemex” po punonte për nxjerrjen e naftës.Abuzim me çmimin e aboneve në Tiranë, qytetarët: Në terren të ngrihen grupe kontrollorësh
Për shkak të një defekti në pompim, tubacioni i naftës u bllokua duke marrë zjarr në thellësinë 150 metra nën sipërfaqen e oqeanit.
Me rrjedhjen sipër të gazrave, flakët u përhapën mbi ujë në formën e një llave rrethore duke krijuar iluzionin e një syri që digjej mbi oqean.
Zjarri u arrit të shuhej pas disa orësh dhe shpërthimi fillestar nuk la të lënduar.
Në zonën ku ndodhi incidenti prodhohen përditë rreth 700 mijë fuçi nafte apo 40 për qind e gjithë prodhimit të kompanisë shtetërore meksikane.