Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    Takimi që po ngjall shpresat e kosovarëve për vizat

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Me disponim pozitiv se Kosova do të marrë liberalizimin e vizave pas dy javësh, janë kthyer në Kosovë një grup deputetësh që qëndruan në Bruksel.
    Deputetët e dy komisioneve parlamentare, atij për Punë të Jashtme dhe Komisionit për Integrime Evropiane për katër ditë takuan eurodeputetët të ndryshëm të vendeve anëtarë të Bashkimit Evropian.

    Atyre iu kërkua që të lëvizin në qëndrimet e tyre dhe të japin vlerësim pozitiv për vizat në takimin e 13 tetorit të Këshillit të Bashkimit Evropian.

    [the_ad id="78756"]

    Por, pavarësisht kësaj me deputetët e një shteti me rëndësi, ata nuk u takuan.

    “Me eurodeputetë e Holandës nuk jemi takuar por jemi takuar më eurodeputët të tjerë dhe kemi marr përgjigje pozitive, Holanda ende është skeptike për këtë dhe shpresoj që ky proces të përfundojë me sukses pasi është një padrejtësi e madhe që po i bëhet vendit tonë. Shpresojmë që më 13 të përfundojë çdo gjë. Të gjithë deputetët që i kemi takuar kanë thanë që ju kemi borxh që nga vitit 2018 pasi i keni plotësuar të gjitha kriteret”, ka thënë deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi.

    “Së paku na kanë thënë që nuk do të pengojnë këtë proces, ndonjëherë edhe abstenimi në votim është një lloj ndihmese. Eurodeputetët na kanë thanë se disa vende po hezitojnë veç e veç dhe varet prej tyre çfarë përgjigje do të japin”, ka thënë deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, EO.

    Franca dhe Holanda kanë qenë dy shtete me qëndrime kundër liberalizimit të vizave për Kosovën.

    Derisa Franca ka ndryshuar qëndrim, nuk është e qartë nëse edhe Holanda është pro lëvizjes së lirë për kosovarët.Ministrja e Jashtme e këtij shteti, ka thënë se më vonë do të japin një qëndrim.

    “Progresi në të kaluarën në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është kyç për ne. Vetëm pas vlerësimit të progresit të bërë dhe pas një diskutimi me Parlamentin do të kemi qëndrim për këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së holandeze.Presidenca çeke e Bashkimit Evropian e ka vendosur edhe zyrtarisht në rend dite diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, ku sipas planit që ka prezantuar ajo, çështja e vizave do të diskutohet më 13 tetor.Që nga 2016, Komisioni Evropian pati vlerësuar se Kosova ka përmbushur kriteret zyrtare për liberalizim të vizave por gjatë rrugës vendit iu vendosën të tjera kushte, siç ishte ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

    Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.