Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Talenti nga Drenica që luan në Zvicër, thotë se ëndrra e tij është të përfaqësoj Kosovën

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Kosova viteve të fundit ka prodhuar shumë talentë në sporte të ndryshme, sidomos në futboll. Jo të pakët janë edhe futbollistët e rijnë të cilët luajnë nëpër ekipe të ndryshme të botës dhe një ditë synojnë të veshin fanellën e Kombëtares së Kosovës. Njëri nga ta është edhe talenti kosovar, Begatim Krasniqi, nga Negroci i Drenasit i cili në një prononcim për Gazeta Metro ka folur rreth dëshirës për t’u bërë një ditë lojtar i klasit botëror.

    Begatim Krasniqi është i lindur më 12 qershor 2005 dhe jeton në Zvicër. Ai ka filluar të luajë futboll në moshën 5-vjeçare me ekipin e Orlikon, ndërsa pas tre vitesh ka kaluar te Glatbrug. Në vitin 2015 Krasniqi ishte bërë pjesë e skuadrës së njohur zvicerane, Grasshopper, ku kishte luajtur për tre vite për të kaluar në fund te Schwamedingen me të cilën skuadër luan ende. Gazeta Metro fillimisht deklaroi se qëllimi kryesor i tij është që në të ardhmen të bëhet futbollist profesionist, derisa tregoi se si e kishin mirëpritur në këto skuadra.

    [the_ad id="78756"]

    ”Unë luaj me dëshirën më të madhe futboll dhe qëllimi kryesor është që në të ardhme të luaj si një profesionist. Të them të drejtën nuk ka qenë e vështirë pasi unë jam lindur në Zvicër dhe prej moshës 5-vjeçare kam filluar të luaj futboll dhe në të gjitha ekipet kam qenë i mirëpritur,” tha ai.

    Siç thotë Krasniqi një ndër pozitat e tij të preferuara është mesfushor qendror, edhe pse nuk e ka problem të luajë edhe në defanziv ose ofanziv. Mesfushorët e famshëm, Granit Xhaka dhe Luka Modric, janë dy shembujt më të mirë që ai mundohet t’i imitoj.

    ”Unë luajë si mesfushor qendror, por më pëlqen të luajë edhe si mesfushor prapa sulmit ose para mbrojtjes. Mua më pëlqen shumë Granit Xhaka sepse është luftarak dhe luan me shpirt në çdo lojë. Ai është një lider i vërtetë. Më pëlqen shumë edhe Modric, qetësia vetëbesimi dhe teknika e tij janë për t’u admiruar,” theksoi ai.

    Në fund 17-vjeçari i pyetur se për cilën Kombëtare do të luante, pa hezitim thotë se me shumë dëshirë do ta përfaqësonte Kosovën një ditë, pasi kjo kishte qenë edhe ëndrra e tij qysh në fëmijëri.

    ”Ëndrra ime si fëmijë ka qenë të luaj si profesionist dhe t’i bëj prindërit e mi krenar me arritjet e mia. Me dëshirën më të madhe do të luaja për Kosovën pasi kjo është ëndrra ime si fëmijë. Ëndërroj që një ditë do mund të bëj ëndrrën realitet dhe të përfaqësoj Kosovën time,” përfundoi ai për Gazeta Metro.

    Krasniqi sezonin e kaluar kishte arritur të shpallej kampion me skuadrën e tij në Zvicër, ku pati edhe rol vendimtar në këtë sukses. Ai shënoi pesë gola dhe dhuroi hiç më pak se 11 asistime në 11 ndeshje.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.