Nuk janë të rralla rastet e konflikteve mes ish-bashkëshortëve në Kosovë, të cilët si pasojë e mosmarrëveshjeve shpesh përfundojnë në Polici. Një rast i tillë, por jo i zakonshëm ka ndodhur edhe të hënën në Skenderaj, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se një grua ka denoncuar në Polici ish bashkëshortin e saj, për të cilin ka deklaruar se e ka sulmuar fizikisht dhe se i dyshuari është recidivist i kësaj vepre. Sipas saj, ish bashkëshorti me dëshirë po vazhdonte bashkëjetesën në banesën e saj edhe pas ndarjes, mirëpo pas një mosmarrëveshjeje me viktimën, ai ka eskaluar duke e goditur me grushte atë.
Si pasojë e dhunës së përjetuar, 39-vjeçarja ka marrë lëndime trupore për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.
Ndërkohë njësitet policore kanë arrestuar personin e dyshuar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.