[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) në bashkëpunim me sponsorin e Superligës së Kosovës Bankën Kombëtare Tregtare (BKT) kanë vazhduar me ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”, për lojtarin më të mirë të xhiros që është zhvilluar.
Çmimin e “Yllit të Javës” për xhiron e 13 në Superligën e Kosovës e ka fituar sulmuesi nigerian i Ballkanit Theophilus Solomon, përcjell KosovaPress.
[the_ad id="78756"]
Sulmuesi 25 vjeçar i Ballkanit ishte vendimtar në fitoren e skuadrës së tij me rezultat 2:0 kundër Dritës, ku i shënoi të dy golat e ndeshjes, dhe ia mundësoi skuadrës së Ballkanit ngjitjen në pozitën e parë në tabelë.
Çmimin “Ylli i Javës” sulmuesit të Ballkanit ia dhuroi specialistja e departamentit të marketingut në BKT, Natare Hadri.