Chelsea dhe Tottenham zhvilluan mes tyre ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Carabao Cup, ku fitues doli skuadra e Thomas Tuchel që mposhti skuadrën e Antonio Conte me shifrat 1-0 dhe me rezultat të përgjithshëm 3-0, teksa edhe takimin e parë mes tyre e kishin fituar blutë e Londrës.
Antonio Rudiger shënoi golin e vetëm të lojës, por vëmendjen pas ndeshjes e mori një tjetër lojtar i skuadrës së Chelsea.
Thiago Silva, i cili bëri një gjest të veçantë pas përfundimit të ndeshjes, duke treguar vlerësimin e tij për tifozët duke kënduar dhe kërcyer me këngët dhe thirrjet e tyre, ndërsa lojtarët e tjerë u drejtuan drejt dhomave të zhveshjes.
Pas këtij veprimi nga ana e lojtarit kanë reaguar edhe tifozët të cilët të cilët e falenderojnë lojtarin për gjestin e bërë ndaj tyre.