Mason Greenwood është duke vuajtur shumë rëndë pasojat e atij sulmi seksual dhe fizik ndaj të dashurës. Sulmuesi i Manchester United për momentin është prapa hekurave, ndërsa në botën e jashtme, talenti po dënohet nga tifozët, klubi, shokët e skuadrës dhe sponsorët.
Kështu, pasi Nike vendosi të pezullonte kontratën e tij rreth atleteve dhe fanellave, tashmë janë tifozët ata që kanë ndërmarrë hapa konkretë kundër 20-vjeçarit. Fansat e United kanë kthyer mbrapsht fanellat me numrin 11 të Greenwood, ndërsa kërkojnë rimbursim nga klubi. Sakaq, United për t’u distancuar nga Greenwood e ka hequr lojtarin nga uebsajti zyrtar, po ashtu edhe nga reklamat e ndryshme, ndërsa nga ana tjetër disa prej shokëve të skuadrës nuk e ndjekin më në rrjetet sociale.