Asamblisti i VV’së, Hysni Mehani, nëpërmjetë rrjetit social facebook ka njoftuar se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) e ka shpallur të jashtëligjshëm dhe ka kërkuar të shfuqizohet në tërësi vendimi i Sami Lushtakut e Fadil Nurës për përjashtimin e Lëvizjes Vetëvendosje nga komiteti për politik dhe financa, shkruan rajoni.org.
MAPL i ka kërkuar Komunës se Skenderajt që brenda 30 ditëve ky vendim të harmonizohet me dispozitat ligjore në fuqi.
Kujtojme qe pushtet aktual i Skenderajt kishtë vëndosur që në seancën e fundit të zgjedh antarin e ri të KPF’së, duke i’a vjedhur kësaj partie përfaqësimin në këtë komitet.
Njoftimi i plotë:
MAPL e ka shpallur të jashtëligjshëm dhe ka kërkuar të SHFUQIZOHET NË TËRËSI vendimi i Sami Lushtakut e Fadil Nurës për përjashtimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga KPF-ja. MAPL kërkon që brenda 30 ditëve ky vendim të harmonizohet me dispozitat ligjore në fuqi.
Sami Lushtaku e Fadil Nura paskan devijuar nga kërkesa e MAPL, duke tentuar të bjerrin kohë e të vazhdojnë me shkeljen e ligjit dhe luftën kundër Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Qytetarët ia kanë garantuar Lëvizjes VETËVENDOSJE! përfaqësimin në KPF. Ligji ia mbron këtë të drejtë. Sami Lushtaku e Fadil Nura bëjnë mirë që t’i lejnë lojërat!
Gjithsesi, ne jemi këtu, nuk nënshtrohemi por as nuk bëhemi pjesë e lojërave të ulëta.
Do të luftojmë për drejtësi, për demokraci, deri në fund, pa asnjë kompromis!