Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Tollovi në një lokal në Graçanicë: Tre të plagosur, dy të arrestuar dhe dy në arrati

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Një incident me amë zjarri ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në një lokal në Graçanicë, ku janë plagosur tre persona. Mosmarrëveshja ka nisur lidhur me shërbimin përtej kufizimeve të orarit në mes të disa personave dhe personelit të lokalit, raporton Express.

    Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    [the_ad id="78756"]

    “Nga hetimi preliminar janë nxjerrë në pah dyshimet se të dyshuarit për të cilët dyshohet të ishin nën ndikim të alkoolit përderisa ishin si klient brenda restorantit në fjalë, për shkak të refuzimit të shërbimit nga ana e personelit të restorantit kanë eskaluar me veprimet e tyre, dhe për pasojë njëri nga ta nga jashtë restorantit ka shtënë me armë zjarri”, ka thënë Borovci.

    Të arrestuar për këtë rast deri tash janë një 57-vjeçar me inicialet XH.B dhe një 54-vjeçar me inicialet A.L, derisa dy të tjerë janë në arrati./Gazeta Express

    Deklarata e plotë e Borovcit:

    Mbrëmë rreth orës 22:00, është raportuar se në një restorant në Llapnasellë,  ka pasur një mosmarrëveshje të momentit lidhur me shërbimin përtej kufizimeve të orarit në mes të disa personave dhe personelit të lokalit që për pasojë ka derivuar në një zënkë mes tyre ku është përdorur edhe arma e zjarrit.

    Menjëherë pas raportimit, njësitë relevante policore të mbështetura edhe nga specialist për hetimin e rasteve të tilla si dhe atyre të ekzaminimit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë  të gjitha verimet e nevojshme policore me qëllim ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.

    Nga hetimi preliminar janë nxjerrë në pah dyshimet se të dyshuarit për të cilët dyshohet të ishin nën ndikim të alkoolit përderisa ishin si klient brenda restorantit në fjalë, për shkak të refuzimit të shërbimit nga ana e personelit të restorantit kanë eskaluar me veprimet e tyre, dhe për pasojë njëri nga ta nga jashtë restorantit ka shtënë me armë zjarri.

    Si rezultat i këtij veprimi, tre persona janë lënduar dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor. 

    Dy nga ta janë liruar nga qendra mjekësore menjëherë pas trajtimit të marrë, përderisa njëri vazhdon trajtimin e mëtejmë.

    Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar katër të dyshuar lidhur me rastin. 

    Dy nga të dyshuarit janë arrestuar përderisa dy të tjerë të identifikuar aktualisht janë në arrati.

    Të arrestuarve;

                 Xh. B, mashkull 57 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe 

                 A. L, mashkull 54 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

    u është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48 orësh dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje  për procedim të mëtejmë.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.