Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Tomë Gashi: Edi Rama duhet të dëshmojë në favor të Hashim Thaçit

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Avokati Tomë Gashi, ka thënë se Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, duhet të dëshmojë në Hagë për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

    Tutje, ai ka deklaruar se organet e drejtësisë në Shqipëri duhet të nxjerrin një vendim, ku të thonë që në vend nuk ka pasur trafikim organesh.

    [the_ad id="78756"]

    “Ne do kishim dashur që të jetë zoti Edi Rama në cilësinë e kryeministrit që është tani, por para se të jetë, ajo është dëshira ime, që të dëshmojë në favor të pjesëtarëve të UÇK-së. Organet kompetente të drejtësisë në Shqipëri duhet të nxjerrin një vendim, që kjo çështje të mbyllet një herë e përgjithmonë, të dihet që nuk ka ndodhur trafikim të organeve njerëzore’’, tha Gashi për euronews.

    Mirëpo sipas Gashit, nuk duhet të jetë vetëm Rama ai që dëshmon në favor të Thaçit, por edhe ish-kryeministri Pandeli Majko.

    ‘’Derisa kjo çështje të mbetet pezull, mendoj se zoti Rama ka kompetenca të tilla që t’i propozojë organeve kompetente. Vetë Shqipëria të nxjerrë një vendim gjyqësor nëse ka ndodhur apo jo. Do ishte mirë që vetë një nga dëshmitaret të ishte Edi Rama, por edhe ish-kryeministri Pandeli Majko, shefi i SHISH në kohën e luftës”, tha ai.

    Avokati i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Gregory Kehoe, i ka dërguar një letër Kryeprokurorit të Hagës, Jack Smith, ku shprehet se në listën e dëshmitarëve mbrojtës për rastin janë edhe nëntë ish-diplomatë duke përfshirë edhe figura ushtarake të NATO, të OSBE-së, UNMIK-ut.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.