Feronikeli është duke pasur probleme të mëdha nga ana sportive dhe ajo financiare.
Skuadra që dikur luftonte për titullin kampion, është në fundin e tabelës me vetëm 11 pikë pas 18 xhirove, por ka probleme të mëdha edhe nga ana financiare, pasi futbollistët nuk janë duke marrë me kohë pagat, shkruan lajmi.net.
Dje, është raportuar në mediat lokale, që Feronikeli është në negociata me ish trajnerin Afrim Tovërlani dhe mund t’ia besojnë stolin për pjesën tjetër të sezonit.
Mirëpo, ‘Toki’ për lajmi.net, ka mohuar këto raportime, duke theksuar se nuk ka biseduar me klubin nga Drenasi.
“Jo nuk është e vërtetë, nuk kemi biseduar me asnjë të klubit nga Feronikeli”, tha shkurtimisht ai.
Ndërkohë, si qëndrojnë gjërat, Feronikeli është tetë pikë prapa pozitës që e largon nga zona e rrezikshme./Lajmi.net
