AC Milan do të luajë nesër ndeshjen e saj të 17-të në kuadër të Serie A kundër klubit të Torinos.
Rosonerët ishin klubi i vetëm pa humbje në top 5 ligat evropiane deri para ndeshjes kundër Juventus, ku Zonja e Vjetër fitoi me rezultat 3-1.
Tani, Milano do të udhëtojë për në Torino për të tentuar të rikthehet te fitorja, por përsëri do të jetë pa yjet e saj kryesor, përcjell lajmi.net
Një ditë përpara ndeshjes, Stefano Pioli, në një konferencë shtypi ka thënë se nuk mendon që Ibrahimovic do të jetë i gatshëm për sfidën e nesërme.
Ndërsa sa i përket zërave të largimit të Calhanoglu nga klubi, ai tha se është dëshirë e të dy palëve që të vazhdohet kontrata tutje.
Milan janë në pozitën e parë me 37 pikë, ku përcjellësi i tyre më i afërt, Inter, ka vetëm një pikë më pak.