Robb Daddy, XEX dhe Nonejm janë tre artistë të talentuar nga Kosova, që na kthejnë të gjithëve mbrapa në kohë. Ata kanë publikuar këngën e tyre më të re me titull “Sonte funky”, e cila i përket muzikës funky të diskove të dikurshme.
Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, djemtë treguan gjithçka, nga si lindi bashkëpunimi mes tyre deri te artistët që bëjnë muzikë funky në Shqipëri.
“Unë mendoj që njerëz kualitativ e dinë se çfarë është muzika e mirë. ‘Disco disco’ e Elvana Gjatës është deri diku një këngë pak më e ngjashme. Ka edhe artistë më të vjetër, që bëjnë muzikë jazz”, tha Rob Daddy.
“Unë jam zëri i atyre që mendojnë se duhet ndryshuar muzika. Gjithçka niset prej mesazhit që jep. Unë për vete kam pas nevojë për këtë lloj mesazhi.
Sikur këngën që e kemi bërë, bashkëpunimet tona janë spontane në studio”, u shpreh XEX.