Gjykata Speciale edhe mund të shpërbehet me informacione të shtetit serb, sepse vetë ligji i miratuar për Gjykatën e lejon një gjë të tillë.
Ky ka qenë shpjegimi i presidentes së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilovës për akuzën se, me qëllim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, gjykata po bashkëpunon me prokurorë serbë.
“Ligji, i cili u miratua nga Kuvendi i Kosovës, parasheh që Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria e Specializuar mund të hyjnë në marrëveshje me shtetet, organizatat ndërkombëtare dhe subjektet e tjera me qëllim të përmbushjes së mandatit të tyre dhe, në veçanti, në lidhje me bashkëpunimin dhe çështjet gjyqësore”, thotë ajo.
“Me kë është kërkuar bashkëpunimi dhe çfarë lloj provash do të dorëzohen, është në përgjegjësinë e Prokurorit të Specializuar. KSC dhe SPO janë institucione të veçanta. Mbrojtja gjithashtu do të kërkojë që të pranohen provat. Gjyqtarët e Dhomave të Specializuara të caktuar në Kolegjet përkatëse, më pas do të peshojnë dhe vlerësojnë me kujdes provat, në përputhje me kornizën ligjore të KSK-së dhe për qëllime të vërtetimit të së vërtetës dhe dhënies së drejtësisë”.