Trepça`89 ka realizuar fitore të madhe ndaj Drenicës në Skënderaj, ndërsa Malisheva nuk ka qenë në gjendje që të marrë më shumë se një barazim në fushën e vet ndaj Dukagjinit.
Kësisoji të shtunën janë zhvilluar dy ndeshje të Javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll.
Mitrovicasit kanë fituar 5-2 në Skënderaj, kurse malishevasit dhe klinasit janë ndarë baraz 1-1 në stadiumin “Liman Gegaj”.
Christian Mba ka shëuar dy gola dhe ka asistuar në dy gola të tjerë te Trepça`89. Sekiraqa, Dushi dhe Gashi kanë shënuar golat e tjerë për mitrovicasit. Të dy golat për Drenicën janë realizuar nga Koxy.
Në Malishevë klubi me të njëjtin emër kaloi në epërsi me golin e realizuar nga Alban Shillova, por Dukagjini barazoi shifrat kur shënoi Blerind Morina.
Nesër janë në agjendë edhe tri ndeshje të tjera.