Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Featured

    Trysni për marrëveshje finale Kosovë-Serbi?

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak ka qëndruar tri ditë për vizitë në Kosovë. Ai u takua me liderë të pozitës e opozitë. Në deklarimet e tij Lajçak u shpreh se ka ardhur për disa çështje të rëndësishme. Analistët po thonë se efektet e kësaj vizite pritet të jenë dukshëm të fokusuara kryesisht në dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Syri net Kosova.

    Analisti politik, Arbnor Sadiku po vlerëson se qëllimi i Lajçak ishte rigjallërimi i dialogut dhe shqyrtimi i mundësisë për organizimin e një takimi të nivelit të lartë në Bruksel.

    [the_ad id="78756"]

    Poashtu Sadiku për Syri net Kosova ka konsideruar se pas dështimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, Lajçak ka ardhur për të inkurajuar palën kosovare që mos të heq dorë nga ky proces.

    “Gjatë qëndrimit në Kosovë, ai do të vizitoi edhe Prizrenin, dhe veriun e Kosovës. Vizita e ndërmjetësuesit për dialogun vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes për zbatimin e udhërrëfyesit për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu, pas dështimit të radhës të Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, do të inkurajojë palën kosovare që mos të hjek dorë nga ky proces dhe se Kosova mund te ketë shpresë që në vitin 2022 të liberalizohen vizat nga BE, me pëlqimin edhe të shtetit të Francës”, është shprehur ai.

    Më tej Sadiku ka theksuar se shkuarja e Lajçak edhe në Serbi pas Kosovës është përpjekje për të gjetur zgjidhje për mosmarrëveshjet mes palëve.

    “Vazhdimi i vizites së z.Lajqak në Serbi është për arsyje të vazhdimit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë, përmes dialogut për të pagjeturit nga lufta e fundit në Kosovë, si dhe marrëveshja për targat e automjeteve duhet rinegociuar dhe gjetur zgjidhje nga Kosova dhe Serbia”, ka shtuar ai.

    Edhe analisti tjetër Dritëro Arifi për Syri net Kosova ka thënë se vizia e përfaqësuesit special të BE-së në Kosovë është parapërgaditje për dialogun që eventualisht të arrihet një marrëveshje finale.

    “Rezultati do të jetë parapërgaditje për temën e radhës, pra marrëveshjen e radhës që ka të bëjë me të pagjeturit dhe targat, eventualisht mund të arrihet diçka. Vizita më tej edhe në Serbi mund të jetë edhe parapërgaditje për një marrëveshje të mundshme finale”, u shpreh ai.

    Së fundmi vendet e Bashkimit Evropian kanë pranuar që të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, t’i zgjatet mandati edhe për 18 muaj.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.