Shoqëria Aksionare ‘Trepça’ ka shpallur konkurs për plotësimin e 28 pozitave të lira të punës dhe për 180 praktikant, shkruan rajoni.org.
Vendet e lira të punës përfshijnë pozitat si në vijim: Inxhinierë të makinerisë (2 pozita), Inxhinierë të elektros (2 pozita), Elektricist (5 pozita), Inxhinierë i makinerisë (2 pozita FPP), Tornitor i kualifikuar (3 pozita FPP), saldues elektrik (4 pozita FPP), Saldues me gaz CO2 (2 pozita FPP), prerës dhe saldues me autogjen (2 pozita FPP), Agjustator (4 pozita FPP) dhe Elektrisit (2 pozita FPP).
Ndersa, kërkohen edhe 180 praktikantë me periudhë angazhimi për 6 muaj. Praktikantët do jenë të angazhuar në Njësinë biznesore miniera me Flotacion Stantërg.
LINKU: http://trepcacorporation.com/index.php?page=announcements
© Rajoni.org