Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Rajoni TV

    U rrahen para pesë dite, publikohen pamjet ku disa persona e sulmojnë trajnerin e fitnesit në Gjilan

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Një rrahje mes katër personave ka ndodhur me datë 23 shkurt në një fitnes në rrugën “Adem Jashari” në Gjilan, shkruan Gazeta Sinjali.

    Burimet e Gazetës Sinjali brenda prokurorisë kanë bërë të ditur se rrahja kishte ndodhur në sallën e fitnesit “Arena” ku fillimisht i dyshuari A.S ka sulmuar personin Flamur Grabovcin, i cili më pas u sulmua edhe nga dy të dyshuarit e tjerë, B.T dhe A.T.

    [the_ad id="78756"]

    Lidhur me këtë, vetë Grabovci ka publikuar disa pamje, teksa shihet një person i cili e sulmon atë.

    Aty shihen edhe dy persona tjerë që vrapojnë për t’i ndihmuar shokut të tyre.

    Flamur Grabovci, i cili u rrah nga tre të dyshuarit, është trajneri i fitnesit.

    Ai kishte publikuar një fotografi në Facebook ku shihet i gjakosur.

    Grabovci ka thënë se është sulmuar nga tre persona në vendin e punës. Sipas tij, sulmi ka ndodhur vetëm për ta gjunjëzuar dhe për “tekat e tyre”.

    “Pas sulmit që pata në vendin e punës nga tre persona shumë të njofshëm që më sulmuan për ‘tekat e tyre’ mora shumë mesazhe nga ju dashamirë, për të kuptuar për shëndetin tim. Jam shëndosh e mirë. Kaloi gjithçka. Edhe pse më sulmuan 3 persona nga 100kg, vetëm me preteksin që të më gjunjëzojnë dhe të bëhen shembull për forcën e tyre dhe të ua kanë frikën sa më shumë njerëzit”, ka thënë ndër të tjera Grabovci.

    Tutje, ai ka treguar se rasti është në polici dhe se pret reagim edhe nga kryetari i Komunës.

    “Rasti është në dorë të policisë dhe kam besim tek ky institucion. Do të mbaj shpresë edhe në kryetarin e qytetit tim në reagim e tij që të jam shembull qysh duhet të mbrohet njeri në vendin e punës. Sonte m’u ndërpre puna, kërkoj falje gjithë juve klientëve që ju lash duke pritur për të filluar punën”, ka thënë ai. 

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Pamje nga momenti kur policia i bëri thirrje për dorëzim, të dyshuarit për vrasjen e gruas shtatzënë

    Punëtorin e zë rryma, dërgohet me urgjencë në spital

    E dhimbshme: Vdes nëna e dëshmorit nga Drenica

    Gruaja e rrah burrin me dru , nuk e la të shkojë te familja e saj

    ELKOS GROUP njoftonë së ka bër ngritjë të pagavë të puntorëve

    Sërish operohet Hysni Guxati djali i ti me fjalë prekëse

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.