Një pëllumb i quajtur Joe, që besohet se ka udhëtuar 13 mijë kilometra nga Oregoni drejt Melbourne është shpallur një rrezik i biosigurisë nga autoritetet australiane. Autoritetet thanë se pëllumbi “nuk u lejua të qëndrojë në Australi” sepse “mund të rrezikojë sigurinë ushqimore të Australisë dhe popullatat tona të shpendëve të egër”.
Siç raportojnë mediat e huaja, pëllumbi u gjet nga Kevin Celli-Bird në një gjendje të rraskapitur. Celli-Bird më pas pretendoi se zogu ishte regjistruar tek një pronar në Alabama dhe mendohej se ishte një nga pëllumbat që ishin zhdukur nga një garë pëllumbash, mbajtur në Oregon dy muaj më parë.
Ndërsa zogu ishte akoma i lirë, autoritetet australiane donin të kapnin dhe eutanazonin pëllumbin për t’ju shmangur rregullave të karantinës. Sipas Departamentit të Bujqësisë, Ujit dhe Mjedisit, çdo zog nga jashtë vendit është një rrezik i biosigurisë pasi mund të jetë bartës i sëmundjes, si gripi i shpendëve.