[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Një tufë me më shumë se 20 peshkaqenë ka shkaktuar panik te pushuesit të dielën në një plazh në Long Ajlënd të Nju-Jorkut. Shkak për mbërritjen e grabitqarëve pranë bregut u bë një tufë gjigante me mijëra peshq, të cilët ishin mbledhur bashkë.
Fatmirësisht nuk u shënua asnjë viktimë apo incident, pasi rojet e plazhit arritën t’i pikasnin peshkaqenët në kohë dhe i nxorën të gjithë pushuesit nga uji. Megjithatë mbetet shqetësuese prania e peshkaqenëve në plazhet e bregut lindor këtë vit, pasi është rritur ndjeshëm.
[the_ad id="78756"]
Rritja e pranisë së peshkaqenëve pranë brigjeve i atribuohet kryesisht rritjes së numrit të fokave, sidomos në pjesën veriore të Atlantikut, por edhe rritjes së temperaturës së ujit.