[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Myrto Uzuni vijon të bëjë mirë me Ferencvaros, që nga ana tjetër ka vrarë garën për titullin kampion, pasi kryeson renditjen me 61 pikë, 16 më tepër se ndjekësi më i afërt, Puscas Academy.
Klubi hungarez triumfoi me rezultatin 5-2 ndaj Paks, ndërsa sulmuesi beratas i kombëtares shqiptare shënoi golin e dytë me një penallti të ekzekutuar saktë në minutën e 49’ të takimit,
[the_ad id="78756"]
Ky është goli i 9 në kampionat për Myrto Uzunin, që në të gjithë kompeticionet e ka çuar 12 herë topin në rrjetë dhe do të vijë me moral të lartë në grumbullimin e kuqezinjve në javën e fundit të muajit.