Prokuroria Themelore në Gjilan ka nisur hetimet për një rast të dhunimit që ka ndodhur dje në qytetin e Ferizajt, ku viktimë është një vajzë e mitur e cila dyshohet se është keqpërdorur seksualisht nga i dashuri i saj, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se vajza e mitur me prejardhje nga Vitia, ishte raportuar e zhdukur nga familjarët e saj, të cilët kishin deklaruar në Polici se ajo është larguar nga shtëpia pa dijeninë e tyre dhe nuk e dinë se ku ndodhet.
Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme hetimore me ç’rast disa orë pas denoncimit kanë siguruar vendndodhjen e 15-vjeçares, të cilën e kanë gjetur ‘Tek Pishat’ në Ferizaj, bashkë me të dyshuarin.
Të dy bashkë janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë pranuar para hetuesve se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e tyre.
Rasti është konfirmuar edhe përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës ku bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Dhunim’.