[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Federata e Futbollit e Kosovës ka vazhduar me shpalljen e futbollistit më të mirë të javës në BKT Superligë.
Këtë herë çmimin e “Ylli i Javës” për xhiron e 10-të e ka fituar futbollisti i Llapit, Valmir Veliu. 21-vjeçari, është ndër lojtarët më të spikatur të skuadrës llapjane si me lojën e shfaqur, ashtu edhe me golat e asistimet e tij. Ai shënoi 2 gola dhe bëri një asistim në ndeshjen e javës së 10-të që skuadra e tij e mposhti FC Ulpianën me rezultat të thellë 6:0. Me këtë fitore Llapi është këndellur përfundimisht dhe ka dalë nga zona e rrezikshmërisë në BKT Superligë.
[the_ad id="78756"]