Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Vazhdojnë dështimet e seancave të Kuvendit, edhe sot asnjë vendimmarrje

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Sot, Kuvendi i Kosovës, nën udhëheqjen e nënkryetares Arbërie Nagavci, mbajti seancën e radhës, duke proceduar me pikat e rendit të ditës. 

    Seanca filloi punimet me deklarimet jashtë rendit të ditës dhe me pyetjet e deputetëve, për anëtarët e kabinetit qeveritar. 

    [the_ad id="78756"]

    Pas konsumimit të kohës dedikuar këtyre dy pikave, drejtuesja e seancës kaloi radhazi në trajtimin e pikave të tjera, si: shqyrtimin e dytë të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.03/L048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr.03/L-221, me Ligjin nr.04/L-116, me Ligjin nr.04/L-194, me Ligjin 05/L-063 dhe me Ligjin 05/L-007, pastaj në shqyrtimin e parë të Projektligji nr. 07/L-043 për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë, si dhe shqyrtimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2020-2024. Pas arsyetimit të projektligjeve, sipas procedurës, folën kryetarët e grupeve parlamentare, të cilët shprehën qëndrimet e grupeve që përfaqësojnë, ndërsa më pas edhe deputetë të tjerë të Kuvendit. Por, në mungesë të kuorumit, për projektligjet e lartpërmendura dhe për (PKZMSA) 2020-2024, nuk pati vendimmarrje. 

    Më pas seanca vijoi punimet duke shqyrtuar këto raporte: Raportin vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, për vitin 2019, Raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, për vitin 2019, Raportin vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2019, Raportin vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2019, Raportin vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2019, Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2019, Raportin vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2019. Pas shqyrtimit të këtyre raporteve, kryetarët e grupeve parlamentare dhe deputetë të tjerë, shprehën qëndrimet e tyre rreth raporteve në fjalë. 

    Gjithashtu, në mungesë të kuorumit, për raportet e lartpërmendura nuk pati vendimmarrje.Fare në fund, në mungesë të kourumit seanca ndërpreu punimet duke mos shqyrtuar emërimin e Kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit të NP KOSTT, si dhe duke mos hyre në procedurën e zgjedhjes së Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.