Komuna e Skenderajt në krye me kryetarin Fadil Nura ka kohë qe ka filluar rehatimin e militantëve dhe familjarëve të tyre nëpër institucione, transmeton portali rajoni.org.
Pas disa raportimeve të portali rajoni për punësimin e tyre, kjo qeverisje ka vazhduar me avazin e njejt dukë punësuar edhe aktivistin e tyrë, Arbër Xani; në pozitën specialit i administrimit të përgjithshem.
Vendimi për punësimin e tij është marrë [v.j. 26 maj 2022] nga Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, dikaster ky që merret me konkurset publike në Skenderaj, zbulon portali rajoni.org

Ai është zgjedhur më i miri në mesin e 13 aplikanteve, duke grumbulluar 73 pikë, zbulon dokumenti të cilin e ka siguruar rajoni.
Rajoni merrë vesh nga burime të sigurta se Arbër Xani në zgjedhjet lokale të tetorit ishtë anëtar i shtabit zgjedhor në nën degën e Polacit.

Rajoni i ka shkruar zyrës për media të Fadil Nurës për ta pyetur rreth konkursit që e ka fituar aktivisti i tyre duke ja u derguar dhe fotografin e personit në fjalë megjithatë kjo zyrë ka mohuar se personi në fjale është pjesë e strukturave të PDK’së.
“Kandidatët në fjalë nuk janë pjesë e strukturave të PDK-së. Konkurset shpallen përmes Sistemit Informativ për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Brendshme dhe testimi organizohet nga ana e tyre. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët dhe pastaj varësisht nga plotësimi i kritereve të konkursit bëhet përzgjedhja e kandidatëve. Përcaktimi partiak nuk ndikon në përzgjedhje dhe nuk është kriter i konkursit në asnjë formë”, ka thënë Amir Lushtaku për portalin rajoni.
Profili i Arbër Xanit në Facebook është i mbushur me fotografi nga aktivitet e PDK’së.
Në ditët në vijim, portali rajoni.org do të raportoj edhe për punësimet pa konkurs qe po ndodhin në këtë qytet, për punësimet e të afërmive dhe disa aferave qe do jenë ekskluzive në portalin rajoni!


