Komuna e Skenderajt në krye me kryetarin Fadil Nura ka kohë qe ka filluar rehatimin e militantëve dhe familjarëve të tyre nëpër institucione, transmeton portali rajoni.org.
Pas disa raportimeve të portali rajoni për punësimin e tyre, kjo qeverisje ka vazhduar me avazin e njejt dukë punësuar edhe ish asamblisten e tyre, Fitore Mangjolli; në pozitën e mësimdhënëses se Gjuhës shqipe.
Vendimi për punësimin e saj është marrë [v.j. 13 shtator 2022] nga drejtoria e arsimit, zbulon portali rajoni.org
Rajoni merrë vesh nga burime të sigurta se Fitore Mangjolli përveç si ish asambliste e PDK’së ajo është edhe aktiviste e forumit të gruas në degën e PDK’së në Skenderaj.
Fitorja përveç si aktiviste politike e PDK’se ajo ndryshe është edhe gruaja e Zymer Deliut, ish drejtor i urbanizmit gjatë qeverisjes Nura.
Rajoni i ka shkruar zyrës për media të Fadil Nurës për ta pyetur rreth konkursit që e ka fituar ish asamblistja e kësaj partie, por ata kanë thënë se kandidatja i ka plotesuar të gjitha kriteret.
“Komisioni vlerësues në bazë të rezultateve nga testi me shkrim dhe intervista ka vlerësuar kandidatët, pa paragjykuar se kush janë”, ka thënë Amir Lushtaku për portalin rajoni.
Në ditët në vijim, portali rajoni.org do të raportoj edhe për për punësimet tjera qe po ndodhin nga dyshja Nura&Lushtaku./Rajoni.org/
LEXO EDHE:
E Turpshme/ Kaq dobët po rinovohet gjimnazi “Hamëz Jashari” në Skenderaj [FOTO]
Start i dobët i Fadil Nurës, nga 7 projekte me rëndësi në Skenderaj, e nis veq 1 projekt!
“Z. Nura, ejani dhe shikoni nga afër problemet që po ndodhin çdo ditë kur ka vërshime”