Ka ndërruar jetë ish-kryeministri japonez, Abe pas atentatit ndaj tij, ku sulmuesi e plagosi me dy plumba, raporton Sky News, shkruan Periskopi.
Ai nuk arriti t’u mbijetojë sot plagëve.
Ish-kryeministri Shinzo Abe është qëlluar dy herë me armë zjarri derisa ishte duke mbajtur një fjalim në qytetin Nara.
E shtëna e dytë e goditi atë në shpinë, duke e rrëzuar përtoke. Sipas raportimeve, sulmuesi u arrestua menjëherë, shkruan BBC.
Pas këtij sulmi që trazoi reagime në mesin e liderëve botërorë, masa sigurie shtesë u morën edhe për kryeministrin aktual të Japonisë, Fumio Kishida, i cili menjëherë ndërpreu fushatën elektorale dhe u nis për Tokio.
Vëllai i ish-kryeministrit tha se Abe është duke pranuar transufizon të gjakut.
“Jam njoftuar se ai tani është në spitalin e Naras, ku është duke pranuar transfuzion të gjakut”, tha Kishi para vdekjes së tij.
Shinzo Abe ishte kryeministri më jetëgjatë japonez pas Luftës së Dytë Botërore. Abe shërbeu si shef qeverie nga viti 2006 deri në vitin 2007 dhe nga viti 2012 deri në vitin 2020 kur edhe dha dorëheqje shkaku i komplikimeve shëndetësore. Mandati i tij e kaloi atë të gjyshit të tij Nobusuke Kishi, i cili udhëhoqi Japoninë nga 1957 deri në 1960. Babai i tij, Shintaro, shërbeu gjithashtu si kryesekretar i kabinetit, pozicioni i dytë më i fuqishëm i vendit. Abe ishte 67-vjeçar.
Yamagami Tetsuya , i dyshuari 41 vjeçar që dyshohet se qëlloi me armë zjarri ish-kryeministrin e Japonisë, Shinezo Abe, u ka thënë hetuesve se e kreu sulmin pasi që ishte i pakënaqur me ish-kryeministrin.
Yamagami Tetsuya po ashtu tha se kishte për qëllim ta vriste ish-kryeministrin Shinezo Abe.