Para pak minutah doli në media shqiptare lajmi se ish-presidenti Bujar Nishani ka ndërruar jetë. Këtë e dha edhe Top Channel, prej së cilit e transmetoi edhe Periskopi si lajm.
Mirëpo kjo si më poshtë është përditësimi më i fundit që ka bërë Top Channel, duke thënë se gjendja e tij është shumë e rëndë dhe mjekët kanë rekomanduar familjen të vendosin që jetës së tij t’i jepet fund.
Rëndohet gjendja shëndetësore e ish-Presidentit Bujar Nishani. Burime të sigurta zyrtare i thonë Top Channel se Bujar Nishani është në gjendje kome të rëndë.Por sipas mjekëve në spitalin ku ai po kurohet, koma duket të jetë e pakthyeshme. Pra gjendja cerebrale konsiderohet si vdekje (e trurit) dhe mjekët pak orë më parë i këshilluan familjarëve të marrin një vendim.
Burimet i thanë Top Channel se familjarët duket e kanë marrë vendimin e rëndë, për shkak të gjendjes së pakthyeshme dhe komës e praktikisht pamundesisë për t’u zgjuar prej saj. Procedura ka filluar dhe pritet të zgjase disa orë. Bujar Nishani po jeton kështu orët e fundit të jetës. Le të lutemi për të dhe për dhimbjen e familjarëve të tij.
Më 21 prill të këtij viti, Bujar Nishani u shtrua me urgjencë në Sanatoriumin e Tiranës, për shkak të komplikacioneve post covid.
