[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Vëllau i reperit Buta, Qëndrim Januzi, mëngjesim e sotëm kreu një vrasje në qendër të Ferizajt.
Megjithatë, ai për veprime të dyshimta kishte qenë edhe më herët në telashe me drejtësinë.
[the_ad id="78756"]
Gazeta Nacionale ka mësuar se vite më parë, Qëndrimi kishte qenë në burg për shkak se e kishte plagosur një nxënës.
“I dyshuari Q.J vite më parë ka qenë i përfshirë në plagosjen e një personi brenda ambienteve të gjimnazit Kuvendi i Arbërit në Ferizaj”, kanë thënë burimet për Nacionalen.
Januzi është në spital dhe është operuar, pasi u plagos nga një polic pasi nuk pranonte të dorëzohej.