Veteranët e Organizatës së Luftës së UÇK-së dega në Skenderaj nëpërmjet një reagimi në facebook kanë dalë në mbrojtje të Bekim Jasharit dhe kundër disa politikanëve të cilët po kanë qëllim denigrimin e udhëheqjes komunale në Skenderaj.
Postimi i Plotë
Reagim
Organizata e Veteranëve dhe Shoqatat e Dalura nga Lufta Dega në Skenderaj!
Gjithë kjo zhurmë e madhe që po bëhet nga disa politikan dhe disa “patriota” lidhur me vizitën e Petar Petkoviq në komunën e Skenderajit kanë vetëm një qëllim denigrimin e udhëheqjes së Komunës së Skenderajit, nuk mund ta shantazoni dhe ta degradoni. Kryetarin Bekim Jasharin që e ka dëshmuar me punë dhe vepra të mira që i duhet Komunës së Skenderajit, Bekim vjen nga një familje me vlera të mëdha kombëtare të cilët ishin gurthemeli i shtetit të Kosovës Familja Jashari, kot e keni me gjeste të tilla sepse është e turpshme si mundoheni të përfitoni poena politikë, kjo është një goditje e ulët nga ata persona, sot çlirimtarët e Kosovës gjenden në paraburgim në Holandë dhe ju patriota nuk jeni në gjendje të dilni dhe të kundërshtoni apo t’i mbroni ata që na sollën lirinë, kurse përmes deklarimeve të kota shitni moral dhe patriotizem vetëm kur ju duhet juve, por populli i Kosovës dhe ne ish ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës jemi lodhur nga deklaratat e juaja boshe e duke mos bërë asgjë!