Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    VIDEO/ Del momenti i ekzekutimit të ish-policit Xhelal Reçi në Laç

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    ABC ka siguruar pamjet nga momenti i vrasjes së ish-policit Xhelal Reçi në nëntor të vitit 2021. Kanë qenë kamerat e sigurisë që kanë filmuar gjithçka nga kjo ngjarje e rëndë.

    Në video shihet se ishte ora 7 e 11 e mëngjesit kur Xhelal Reçi u ekzekutua në një atentat të mirë menduar, duke e lënë të vdekur në vend. Një automjet tip Toyota afrohet pranë tij, ndërsa nga kjo makinë zbresin dy vrasësit e maskuar që qëllojnë mbi 60-vjeçarin.

    [the_ad id="78756"]

    Viktima prej vitesh drejtonte disa biznese në qytetin e Laçit por gjithashtu 15 vite më përpara punonte në radhët e policisë. Viktima njihej si person i qetë në qytetin e Laçit dhe nuk ka pasur të shkuar kriminale më parë.

    Për këtë atentat gjatë hetimeve, në një nga pistat u përfshi edhe një konflikt mes familjes Reçi dhe asaj Martinaj. Si një i përfshirë në këtë ngjarje u lakua edhe emri i Brilant Martinajt, i riu i cili u ekzekutua në Fushë Krujë.

    Në përpjekje për të gjetur vrasësit e tre të rinjve Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata grupi i hetimit ka rikthyer edhe një herë në vëmendje vrasjen e ish policit Xhelal Reçi.

    Tre të rinjtë u ekzekutuan në mbikalimin e Fushë –Krujës mesditën e së dielës (17 korrik) gjatë një atentati të mirë organizuar. 30 vjeçari Diklen Vata dhe 22-vjeçari Brilant Martinaj, kushërinj, si dhe shoku i tyre Besmir Hoxha, të tre nga Kurbini, po udhëtonin me një mjet Volkswagen Passat nga Fushë-Kruja në drejtim të Laçit, kur rreth orës 14:00 nga një makinë tjetër po Volkswagen u qëlluan me breshëri automatiku.

    Sipas të dhënave të marra në vendin e ngjarjes, por edhe sipas burimeve policore, besohet se ndaj tyre u derdhën rreth 60 plumba nga 3 persona që i dolën mjetit të viktimave përballë, ndërsa një i katërt drejtonte makinën e autorëve.

    Viktimat e ishin me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, pjesëtarë te grupit kriminal të Ervis Martinajt. Brilant Martinaj, 23 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, ishte me precedent kriminal i dyshuar për veprën penale ‘Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim’ dhe ‘armëmbajtja pa leje’. Diklen Vata, 30 vjeç, njihej si person me precedent penal, kishte lidhje të afërt shoqërore me Brilant Martinajt dhe ishte pjesëtar i grupit kriminal të Ervis Martinajt. Besmir Hoxha, 34 vjeç, nga Fushë-Kuqe, kishte lidhje të afërt shoqërore me Brilant Martinajt dhe ishte pjesëtar i grupit të Ervis Martinajt.

    Për të parë videon, klikoni KËTU.

    https://abcnews.al/video-del-momenti-i-ekzekutimit-te-ish-policit-xhelal-reci-ne-lac-verifikohen-pamjet-pas-masakres-se-fushe-krujes/

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.