Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    Video Ekskluzive – Një maniak i zhveshur ngacmon seksualisht një vajzë në qendër të qytetit

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Një vajzë e re është përballur me tmerrin e ngacmimit seksual nga një personi, i cili i zhveshur e kishte ndjekur atë deri tek banesa ku po jetonte. “Kur ia kam pa fytyrën kam fillu me vrapu, kam mbetë pa frymë, kam mendu se po me vjen në banesë”, thotë ajo në rrëfimin për Insajderi. Por, edhe pse ekzistojnë fakte me video për ngacmimin seksual me të cilin u përball viktima, derisa po kthehej nga puna, Policia e Kosovës e ka hapur rastin vetëm si “Ngacmin”, me arsyetimin se i dyshuari nuk e ka prekur, vetëm e ka ngacmuar me fjalë. Ndonëse ka kaluar një vit që nga ky rast, i dyshuari ende nuk është arrestuar.

    Gazeta Insajderi ka siguruar një video ekskluzive të një vajze nga Prishtina, që është ngacmuar seksualisht nga një mashkull.

    [the_ad id="78756"]

    Rasti ka ndodhur në muajin gusht të vitit 2021. Vajza në video (emër i njohur për redaksinë) ka treguar për Insajderin se si ka ndodhur rasti.

    Ajo tregon se ka qenë duke shkuar në banesën e saj, pasi ka përfunduar orarin e punës në mesnatë. Por në momentin kur ajo ka hyrë në objektin e banesës ku banonte, një djalë i vihet nga mbrapa.

    Siç shihet dhe në video, personi është gjysmë i zhveshur. Ai pasi ka zbërthyer rrypin e pantallonave dhe pullën, ka filluar t`i afrohet vajzës duke i kërkuar favore seksuale.

    Gjithçka është kapur nga kamerat e një marketi afër objektit.

    Viktima, tregon për Insajderin fjalët që ai ia kishte thënë.

    “Hej… për sa pare….”, tregon ajo.

    Me të dëgjuar kërkesën e tij, ajo tregon se kishte filluar të vraponte për të hyrë në banese e që e kishte në katin e katërt.

    “Momentin kur ia kam parë fytyrën me ka kap panikë. Pasi kam dëgju fjalet e tij, kam fillu me vrapu katër katë dhe kam hy n’banesë. Kam mbet pa frymë. Kam mendu që po me vjen nga mbrapa, deri në banesë por fatmirësisht nuk ishte ngjitur deri lartë”, rrëfen ajo për Insajderin.

    Të nesërmen, pasi ka marrë kamerat nga marketi, ajo e ka lajmruar rastin në polici.

    Por rasti është hapur në polici vetëm si “Ngacmim” e jo “Ngacmim seksual”.

    Sipas vajzës që është përcjellur nga i dyshuari në mes të natës, policia nuk e kishte vlerësuar si ngacmim seksual me arsytimin se nuk e ka prekur fizikisht por vetëm me fjalë.

    Por, pamjet tregojnë mjaft. Në 12 të natës, me pantallona të zhveshur duke i shkuar nga mbrapa një vajze dhe duke i kërkuar favore me pagesë.

    Pamjet filmike demantojnë versionin e Policisë që ky rast përbënte vetëm ngacmin, e jo ngacmim seksual. Lidhur me këtë rast, edhe pse ekzistojnë video dëshmi që e zbulojnë personin që ka ngacmuar seksualisht, sulmuesi ende vazhdon të jetë i lirë.

    Policia e Kosovës nuk ka dërguar ende ndonjë njoftim zyrtar që tregon për arrestimin e tij.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.