[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov, ka postuar një video të trupave çeçene që duken duke ecur në qendër të qytetit të Severodonetsk.
Siç shihet në video, ato janë duke folur me banorët dhe nuk kanë ngurruar të heqin flamujt ukrainas nga ndërtesat qendrore të qytetit.
[the_ad id="78756"]
Në sfond gjithashtu dëgjohen shpërthime.
Guvernatori i rajonit të Luhanskut, Serhiy Haidai, tha se disa militantë nga pala kundërshtare kishin hyrë në qytet, por shtoi se se skenat që prezantuan sikur banorët i mirëpritnin ishin inskenuar.
“Në pjesën më të madhe, këto janë skena skenike. Mijëra që mbeten në qytet kanë frikë nga hakmarrja apo masakra pa asnjë arsye, siç ishte rasti në Bucha”, tha Haidai.