[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Një video mahnitëse e marrë nga dritarja e anijes kozmike SpaceX Crew Dragon Resilience është bërë virale në rrjet. Videoja tregon një fushë me yje që lëvizin nëpër kornizë, e cila u realizua nga Soichi Noguchi, astronauti i agjensisë hapësinore japoneze JAXA.
Noguchi është një ndër dhjetë astronautët që ndodhen aktualisht në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar, që rrotullohet rreth Tokës. Noguchi, i cili bëri videon e bujshme të yjeve që lëvizin jashtë anijes Crew Dragon, ka udhëtuar në ISS tri herë.
[the_ad id="78756"]