[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Një nga lepujt më të mëdhenj në botë është vjedhur nga shtëpia e tij në Angli, tha Policia.
Lepuri gjigant Darius është zhdukur nga kopshti i shtëpisë në fshatin Stoulton. Nuk u dhanë detaje pse policia po dyshon se lepuri është vjedhur dhe nuk po shqyrton mundësinë se mund të ketë ikur.
[the_ad id="78756"]
Dariusi mban titullin për lepurin më të gjatë në botë në Librin e Rekordeve Guinness, raporton AP.
Pronarja e tij, Annete Edwards, bëri thirrje për gjetjen e tij ndërsa ofroi edhe 1,370 dollarë për atë që e gjen si shpërblim.