Këngëtarët shqiptarë shpeshherë kanë treguar se janë shumëdimensional.
Pra, përpos si artistë, ata janë munduar ta tregojnë anën e tyre intelektuale në çështje të caktuara, anën humane apo edhe atdhedashurinë.
Mirëpo, krahas të mirave që kanë dhe vëmendjes që marrin nga njerëzit dhe mediet, disa prej emrave të njohur sot, janë përballur edhe me akuza të llojeve të ndryshme, duke shkuar edhe deri te ato nga organet kompetente.
Në gjithë këtë, disa prej artistëve, janë akuzuar edhe për disa pika të ndjeshme të moralit, siç janë akuzimet për abuzimet apo ngacmimet seksuale.
Fatmirësisht jo të shumta në numër, prapë se prapë, në memorie mbesin disa prej këtyre akuzave që ata kanë marrë.
Syri.net Kosova sjell më poshtë disa prej skandaleve të tilla
GJIKO
Gjiko është reperi i fundit deri më tani që po përballet me drejtësinë, nën akuzën për marrëdhënie seksuale me një të mitur. Mediet që nga dje po raportojnë se sipas aktakuzës së vitit 2017, sipas së cilës Gjiko akuzohet se ka rënë në kontakt me një femër të mitur, të cilën e ka mashtruar se do ta bënte këngëtare dhe do ta angazhonte në spote të këngëve. Me të njëjtën ai ka kryer edhe marrëdhënie seksuale. Ai do të ketë nesër (e premte, 25 mars) seancën gjyqësore, ku do vendoset për fatin e reperit, duke u bazuar nga faktet e grumbulluara. Deri më tani, Gjiko nuk ka bërë edhe asnjë reagim në rrjetet sociale sa i përket kësaj çështje, madje, ai po vazhdon me rutinën e tij, duke marrë pjesë në koncerte e mbrëmje muzikore, pra, duke “injoruar” komplet këtë ngjarje.
BUTRINT IMERI
Ndonëse jo nga organet e drejtësisë, Butrint Imeri ia ka pa ‘sherrin’ një rrëfimi që ka bërë në një emision, vite më parë. Ai ka treguar se si ka qenë dëshmitar i një rasti, pasi, një vajzë s’ka dashur të kryej marrëdhënie seksuale me shokun e tij, pasi, ai i kishte hyrë në dhomë dhe vajza në fjalë ka menduar se është Butrint Imeri! “Kur shkova në kuzhinë dëgjova një piskamë të madhe. Aaaaaa, thash çka ka more? E çela derën dhe e pashë shokun tim t’u ikë dhe ajo pas tij”, ka treguar ai. Këngëtari më pas ka vazhduar rrëfimin duke përshkruar skenat e asaj nate. “E ka hetu që s’je ti kur ma ka prek zinxhirin e vërejti se s’je ti…”, ka rrëfyer ai teksa kanë shpërthyer të qeshurat e të pranishmëve në emision. Pas këtij rrëfimi, ka reaguar edhe Liberta duke thënë se dostat në krah tijin bëjnë veprime të tilla, pra duke e marrë si gjë normale! Sidoqoftë, kjo ngjarje mbeti vetëm si kritikë për emisionin që e transmetoi materialin në fjalë dhe asnjë reagim nga shteti shqiptar, meqenëse ngjarja ndodhi në Shëngjin.
BESNIK QAKA
Besnik Qaka, lokalisti grupit i NRG Band po ashtu ishte i akuzuar se në fund të tetorit të vitit 2008, në Prishtinë, përkatësisht në një motel rrugës për Lipjan, ka keqpërdorur seksualisht një të mitur nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Ai u përball disa vjet me gjykatën, duke u shpallur i pafajshëm në fund. “Në ballafaqim me Gjykatën e Qarkut në Prishtinë është kërkuar tërheqja e ndjekjes penale ndaj meje. Ka qenë një akuzë e rëndë për mua dhe familjen time. Falënderoj të gjithë ata që patën besim në mua dhe në pafajësinë time. I falënderojë fansat për mbështetjen e tyre” ishte deklaruar ai në atë kohë.
E, kur jemi te ngacmimet seksuale, nuk kanë qenë të rralla rastet kur shumë emra të njohur të skenës, sidomos nga meshkujt që bëjnë rep, kanë ngacmuar ndonjë ndjekëse, duke mos munguar as aferat seksuale që kanë pasur bashkë. Të paktën kështu kanë treguar vet ata në Instaquestion apo në intervista të ndryshme.