Një vrapues në një gjysmëmaratonë në Alberta tentoi një rekord botëror Guinness, duke vrapuar teksa kishte të veshur 90 bluza.
David Eliuk vrapoi gjysmëmaratonën hipotermike të së dielës në Edmonton, ndërsa në trup kishte të veshur 90 bluza/fanella, në një përpjekje për të thyer rekordin botëror të Guinness prej 76 fanellash, i cili u vendos nga vrapuesi britanik David Smith më 2019.
“Më dhembte,” tha Eliuk për Global News pas garës. “Ndihesh mirë kur e përfundon. Pata një ekip të mrekullueshëm pas meje”.
Eliuk shtoi se u stërvit për pesë muaj para përpjekjes, por megjithatë hasi disa vështirësi të paparashikuara nga pesha dhe ngushtimi i gardërobës së tij.
“Kam pasur shumë probleme me shtrëngimin e krahëve në xhiron e parë dhe ekuipazhi ishte në gjendje të më ndihmonte që ta kaloja këtë”, deklaroi Eliuk, duke shtuar se provat nga përpjekja e tij po i dorëzohen zyrës së Rekordeve Botërore Guinness për njohje zyrtare.
“Kishte shumë histori të mrekullueshme që dolën nga gara e djeshme dhe e imja ishte vetëm një prej tyre”, tha Eliuk në një postim në Instagram. “Të gjithë duhet të jenë krenarë për arritjet e tyre individuale”.