Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Vuçiqi frikësohet: Shqiptarët dhe ndërkombëtarët do të na shantazhojnë me “Shqipërinë e Madhe”

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se pret që forcat që do të insistojnë në bashkimin me Shqipërinë do t’i fitojnë zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë dhe pastaj pret që do të pasojë presioni mbi Serbinë për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur.

    “Atjeme siguri do të fitojnë forcat që këmbëngulin në bashkimin me Shqipërinë. Haradinaj është një njeri i rrezikshëm. Ai e tha këtë sepse Kurti ka nevojë për një parti shqiptare për ta bërë shumicën dhe Haradinaj po bën presion që ajo parti të jetë ai, dhe që ai të zgjidhet president i Kosovës. Do të vinte ajo, koalicioni për një Shqipëri të Madhe. Dhe pastaj ata do të fillojnë të na shantazhojnë me një Shqipëri të Madhe dhe do të thonë se nëse doni ta ndalim këtë, njiheni Kosovën. Me atë ide të huajt do të vijnë tek ne”, tha Vuçiq në TV Prva të Serbisë, transmeton Gazeta Express.

    [the_ad id="78756"]

    Vuçiq tha se nuk shqetësohet për atë që thonë politikanët e Prishtinës, por frikësohet që edhe të huajt do t’i bëjnë presion Serbisë mbi këtë ide.

    “Kjo është ajo që unë mund të them dhe atë që pres. Një pranverë, verë, vjeshtë tmerrësisht e vështirë na pret. Por, ne do të luftojmë”, tha presidenti i Serbisë.

    Duke komentuar deklaratën e Daniel Serwer se ai nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, Vuçiq tha se kjo është e vërtetë.

    “Serweri tha që nuk do të ndodhte, se unë nuk do ta njohja Kosovën. Kjo për shkak se ai e di se sa përgjegjës jam unë. Ai po mbështet në disa të tjerë, ai e di se unë jam shumë i përgjegjshëm”, tha Vuçiq. 

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.