Geroginio Wijnaldum do të marrë një vendim këto ditë mbi të ardhmen e tij, dhe me ç’rast do ta njoftojë Liverpoolin për këtë gjë.
Holandezi ka luajtur më së shumti minuta për The Reds nën urdhrat e menaxherit Jurgen Klopp dhe rëndësia e tij është parë më së shumti kur ata kanë qenë në krizë.
Ai ka qenë i lidhur për një transferim të mundshëm te Barcelona në afatin kalimtar të verës që të bashkohet me trajnerin e tij të kombëtares, Ronald Koeman.
Një ofertë zyrtare nuk edhi në zyrat e Liverpool dhe Wijnaldum mbeti në klub edhe pse ardhja e Thiago Alcantara mendohej se do krijonte probleme.
Megjithatë, kontrata e lojtarit mbaron në fund të kësaj vere dhe ai duhet të vendos këtë muaj se çfarë do të ndodh me të ardhmen e tij. Liverpool, në këto kohë krize e pandemie nuk mund ta lirojë atë të largohet si transfer i lirë.
Barcelona duket të jetë destinacioni i tij i ardhshëm pasi që Koeman e pëlqen shumë lojtarin.