Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Fun

    Zbulimi i mistereve të portreteve mumie në Egjiptin e lashtë

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Portretet e mumieve të Egjiptit të lashtë kanë qenë prej kohësh objekte kurioziteti dhe kanë ngjallur shumë pyetje, që kur u zbuluan nga arkeologët në fund të viteve 1800. Fytyrat e pikturuara me detaje, të njohura si “portrete mumie”, datojnë nga viti 100 deri në 250 të e.s.

    Me aq sa mund të thonë studiuesit, portretet – që gjendeshin të ngjitura në një mumie duke mbuluar fytyrën e të vdekurve – janë pikturat e para që përshkruajnë subjekte të gjalla, shumë të personalizuara dhe që demonstrojnë një përzierje të traditave funerare dhe artistike midis botës greko-romake dhe asaj egjiptiane.

    [the_ad id="78756"]

    Ato mendohet të jenë bërë gjatë pushtimit romak dhe përfaqësojnë traditat funerale egjiptiane (mumifikimin), por edhe eksperimentet romake me teknikat e portretit dhe pikturës, si ato enkustike – një metodë pikture që përfshin shkrirjen e dyllit të bletës, duke shtuar pigmente me ngjyrë në të.

    Ekzaminimet e përbërjes materiale të portreteve kanë identifikuar se 75 për qind e paneleve janë pikturuar në dru bliri, i cili nuk ishte marrë në Egjipt. Piktorët e tyre mendohet se e importuan materialin nga Evropa Veriore. Një pigment i kuq i gjetur ne to, u gjurmua në Spanjën Jugore, një shenjë kjo për tregtinë e gjerë të perandorisë egjiptiane.

    Gjithsesi, ekipi studiues është më shumë i interesuar për të gjetur nëse këto portrete janë realizuar gjatë jetës së këtyre individëve apo pas vdekjes së tyre. Në një pjesë të madhe, ata paraqesin të rinj; shumica duken të jenë në të njëzetat, të tridhjetat dhe të dyzetat. Megjithatë skanimet e përdorura për studimin e mumieve zbulojnë se mosha e portreteve përputhet me moshën reale të të vdekurve. Këto gjetje, gjithashtu, mbështesin regjistrimet e asaj kohe, ku ata përshkruajnë se shumica e njerëzve vdiqën të rinj, për shkak të infeksioneve ose lindjes së fëmijëve.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    31-vjeçari tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital

    E qeshi Xhulin se Atdheu e la “live”, por Vivi ishte refuzuar poashtu në TV, pasi kishte puthur Samirin që në takimin e parë

    Vizita e Kurtit në Skënderaj/ Krerët e shikojnë tavanin mos e kanë prishur vërshimet

    “K*rvë, del pa më pytë”/ Vajza denoncon babain e saj për dhunë, thotë se s’ndihet e sigurt pranë tij

    Vendi ku jetojnë më shumë dele sesa njerëz

    Ky është njeriu më i shëndoshë në botë, peshon 298 kg dhe pi veç pije të gazuara

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.