[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Studiuesit polakë janë hasur me një rast të pazakontë në zbulimet e tyre. Teksa ekzaminuan një mumie të lashtë egjiptiane, prisnin që ajo të ishte një klerik burrë por u befasuan kur rezultatet nga testimet zbuluan se ajo ishte mumja e një gruaje e cila ka qenë 7-muajsh shtatzënë.
Studiuesit thanë se ky është rasti i parë në botë i një mumje të lashtë të ruajtur aq mirë i një gruaje shtatzënë.
[the_ad id="78756"]
Mumja arriti në Varshavë më 1826 dhe në arkivolin ku mbahej ishte mbishkrimi se aty ishte një klerik burrë. Ata kanë thënë se gruaja mund të ketë qenë 20-30 vjeç dhe madhësia e foshnjës në bark sugjeroi se mund të ketë qenë 26-28 javë.