Është zbuluar në Arabinë Saudite një gur bazalti që përshkruante Nabonides, mbretin e fundit të Babilonisë, duke mbajtur një bastun të dekoruar.
Gdhendja, e cila daton në shekullin e 6 para Krishtit përmban gjithashtu një tekst me 26 rreshta me shkrim kuneiform, më i gjati që nuk është gjetur deri më tani sot. Sipas studiuesve, zbulimi mund të hedhë dritë mbi historinë e Gadishullit Arabik dhe mbi lidhjet e banorëve të tij të lashtë me Mesopotaminë fqinje.
SIMBOLI- Përveç mbretit, janë përshkruar në gur katër simbole; gjysmëhëna, dielli, një gjarpër dhe një lule. Sipas disa interpretimeve, këto simbole përshkruajnë hyjnitë e adhuruara në Mesopotami. Në veçanti lulja ishte ylli i Ishtarit, disku me krahë që përfaqësonte perëndinë e diellit Shamash dhe gjysmëhënën, perëndeshën e hënës Sin.
E KALUARA MISTERIOZE- Nuk është hera e parë që studiuesit kanë gjetur mbishkrime dhe obeliskë që përmendin mbretin Nabonides, i cili mbretëroi në Babiloni nga 556 në 539 para Krishtit (Perandoria Neo-Babilonase). Historia e sovranit është e mbuluar me mister. Kur u ngjit në fron, ai pushtoi disa zona të Arabisë Saudite të sotme. Katër vjet më vonë, ai emëroi djalin e tij Belshazzar si bashkë-sundimtar dhe shkoi në internim në qytetin Tayma, ku qëndroi deri në 543 para Krishtit.